Policia e Kosovës njofton se ka gjetur mjetete të pashpërthyera në fshatin Potok të Podujevës.

“Ankuesi mashkull shqiptar gjersa ishte duke shëtitur në një fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente”, thuhet në raportin e policisë.

Në një rast tjetër në fshatin Vranidoll të Prishtinës, gjersa ankuesi mashkull shqiptar ishte duke punuar në fushë ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer.

“Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident”, njofton policia.