Albin Kurti ka vizituar qytetin e Prizrenit në ditën e parë kur pothuajse është konfirmuar se ai do të jetë edhe një mandat në krye të partisë, pasi që nuk pati asnjë kundër kandidat.

Kurti ka zgjedh të shkojë për vizitë te kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke e ditur se kjo komunë mundet të jetë edhe e vetmja që do t’i mbetet Kurtit, pas përçarje që kjo parti po kalon dhe dorëheqjeve nga strukturat e saj partiake, raporton Rrokum.

Përveç Prizrenit, Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit lokale arriti të mbajë Prishtinën me Shpend Ahmetin dhe të fitoi Kamenicën me Qëndron Kastratin.

Ahmeti me një qëndrim të bërë publik mbrëmë është munduar të ruaj neutralitetin në këtë mes, duke i quajtur dorëheqjet si humbje.

Kurse, Qëndron Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake, duke lënë kështu Kurti edhe pa këtë komunë.

Sado që Haskuka deri tash nuk ka deklaruar asgjë lidhur me situatën e krijuar në VV, ai sot ka mirëpritur Kurtin, ndërsa lajmin për këtë takim ndërsa lajmin për këtë takim e kanë bërë publik dy deputetë të Vetëvendosjes nga Prizreni, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku – të njohur tashmë si përkrahës të Albin Kurtit./Rrokum/