Albin Kurti i ka thënë vetëm dy fjali pas daljes nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, me të përfunduar mbledhja e anëtarëve dhe deputetëve të Vetëvendosjes, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në parti.

Pas tetë orëve diskutime në mbledhje, kandidati për kryetar të VV’së deklaroi se diskutimet në VV do të vazhdojnë.

“Ishte mbledhje e gjatë dhe diskutimet vazhdojnë dhe puna në Lëvizje do të vazhdojë”, ka thënë Kurti pas përfundimit të mbledhjes.

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk deshi të komentojë më gjatë zhvillimet në mbledhje, teksa nuk iu përgjigj asnjë pyetejeje të gazetarëve.

Para Kurtit është deklaruar ish-kreu i partisë, Visar Ymeri.

Ai ka thënë se secili anëtar duhet t’i ketë përpara interesat e partisë para interesave personale.

“Mendoj se secili duhet të heq dorë nga vetja për të mirën e organizatës dhe mendoj se kjo do të kishte me qenë zgjidhja për organizatën”, tha Ymeri.