Një 18-vjeçare e cila ishte duke festuar Vitin e Ri me miqtë dhe familjen e saj, kaloi gjashtë orë në një klinikë estetike pasi një fytyra e saj u godit nga një shishe xhami. Louise Tyler mezi po priste festimet për Vitin e Ri në një disko kur një shishe u hodh drejt saj duke e goditur në fytyrë. Ajo arriti të shkonte në spital për të qepur plagët, madje edhe pasi një taksi refuzoi ta dërgonte atë në spital.

Ajo tha për The Sun: “Unë shumë rrallë dal natën. Mund të kem dalë gati tre herë gjithsej, dhe ajo që prisja ishte një fillim viti i lumtur me miqtë dhe familjen, papritur, gjithçka mori tatëpjetën”.

“Një djalë shtyu një tjëtër dhe hodhi një shishe, po për fat të keq, unë isha aty pranë kështu që xhami më goditi mua”. Pas incidentit ajo nuk arriti të shihte se ku shkoi, burri që mendohet se hodhi xhamin. Për fat të mirë, motra e saj nuk po pinte alkool atë natë dhe ishte në gjendje ta dërgontë atë në spital.