Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LVV.

Ymeri në një konferencë për media bëri të ditur se është larguar nga posti i kryetarit, nga Kryesia dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i VV-së. Ai tha se ky është prej vendimeve më të vështira të jetës së tij.

Ndryshe, kohëve të fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje pati “përçarje”.