Duke komentuar situatën aktuale pas largimit të disa prokuoriëve, kryeprokurorja Arta Marku ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë ndryshime dhe surpriza.

Marku pati një takim njohës me gazetarët, ku nënvizoi se prioritet mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.

“Do të ketë shumë ndryshime dhe do të shihni surpriza, – u shpreh ajo. – Tensionet nuk janë krijuar prej meje. Prioriteti im është zbatimi i ligjit. Sesa profesionale jam në punën time, do ta tregojë koha. Kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve në çështjet sensitive dhe ju premtoj se do të jem transparente në punën time.

Marku i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve nëse do të zhvendosej apo jo drejt Tiranës: “Nuk kam menduar të largohem nga Shkodra, pasi e shoh të përkohshëm këtë post”.