I takoi të gjithë por ende nuk e di se sa janë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë se sa zëvendës i ka ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar ndaras me ministrin Bytyqi dhe me zëvendësit e tij me të cilët qëndroi me ta më shumë se dy orë, kur u pyet se sa janë ai nuk diti të përgjigjej në këtë pyetje.

“Nuk e di. Sa zëvendësministra janë ministër?”, e pyeti Haradinaj ministrin Bytyqi.
Ministri i tregoi Haradinajt se i ka katër zëvendës, të cilët janë emëruar në këto poste me vendim të tij.

Zëvendës të ministrit të Arsimit janë Heset Sahiti nga Nisma, Arbër Geci nga AKR, Mustafë Myrtaj dhe Bajrush Sezairi.