Kyeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në kuadër të një turneu nëpër Evropë, ka mbërritur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Atij mirëseardhje i dëshiroi kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ndërsa nikoqir i tij do të jetë kryetari Aleksandar Vuçiq, përcjell b92.

Sipas medieve serbe, gjatë takimeve do të flitet për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë e Japonisë.