Nga: Hysni Gashi

Qeveria Haradinaj ne shërbim të shëndetit të milionereve të LDK-së por jo edhe të Çlirimtareve dhe të qytetareve të varfër.

Nuk po e kuptoj as formën e as përmbajtjen e qeverisjes Haradinaj ku në vend se të kritikohen të akuzohen e të vihen para drejtësisë ata që degraduan shëndetësinë, ky u ndihmon edhe në mënyre institucionale.

Madje Qeveria Haradinaj po i amniston dhe po ndan mjete për shëndetin e tyre jashtë vendit, pikërisht atyre që akuzoheshin për shëndetësinë dhe që injorojnë shëndetësinë kosovare. Në anën tjetër çlirimtaret për çdo ditë vdesin nga sëmundjet dhe asnjëherë nuk u merr kush me ta në mënyre institucionale.

Çdo kryeministër dhe qeveri paraprake dhe kjo e tanishmja ne vendin tonë është fajtor për sistemin e shëndetësisë që sipas sistemit të degraduar nga krimi, korrupsioni monopolizimi i saj me klinika e norme private e sjellën shëndetin ne ketë gjendje ku i vetmi opsion për shërim shihet jashtë Kosove duke kërku sherim edhe të shteti armik siç është Serbia.

Në vend që pikërisht këta politikan të japin shembull dhe ti drejtohen QKUK-së ata po dalin jashtë vendit, që do të thotë ata e dinë çfarë sistemi të shëndetësisë kemi dhe ju frikësohen të trajtohen nga ta.

Ne çlirimtaret dhe qytetaret e pafajshëm ende besojmë në shtet, besojmë në mjek të QKUK-së dhe nuk e kemi problem ti drejtohemi, por edhe aty s’po kemi kushte për tu trajtuar.

Bravo kryeministër, marrja ndryshe nuk është.