Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë.

Mësohet se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë një lokali në lagjen Gurra.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri një shtetas duke e lënë të plagosur në vend.

Ky i fundit është transportuar menjëherë drejt spitalit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor i policisë që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.