Ish-kryeministri dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa gjatë ditës së djeshme është nisur për në Gjermani për trajtim të sëmundjes me të cilën ai po ballafaqohet. Para se të shkojë në Gjermani Mustafa ka qëndruar një javë në nje Spital në Prishtinë. Rreth gjendjes së tij shëndetësore sot është deklaruar mjeku i cili i ka qëndruar atij pranë gjatë kohës sa ka qëndruar në këtë spital privat.

Doktori Visar Berisha thotë se, pavarësisht sëmundjes, akademik Mustafa gëzon shëndet të plotë mendor e intelektual. Thotë se gjendja gripoze e tij nuk i ka prekur asnjë aftësi mendore e intelektuale.

Mustafa është larguar nga Spitali pasi qëndrimi aty ishte me i pa nevojshëm. Përgjigja ne terapi ishte e shpejte dhe e mire. Kaq. S’ka me asnjë trajtim specifik e as simptomatik. Rezultati i kërkuar është arritur. Tash mbetet vetëm faza përmbyllëse e që është rehabilitimi fizikal ne mënyrë qe sensibiliteti te marr formen e meparshme. Kjo don durim dhe aktivitet intesiv fizikal”, ka shpjeguar për gjendjen shëndetësore të Mustafës doktori që i qëndroi pranë në kohën e trajtimit ne Prishtine.

Mjeku Berisha sqaron Mustafa ka vetëm një grip sezonal i cili sipas tij u shfaq më mpirje gjymtyrës. Si pasojë e kësaj kreut të LDKsë iu prek sensibiliteti.

“Me marrjen e terapisë menjëherë u treguan shenja te hershme te përmirësimit dhe stabilitetit”, shpjegon mjeku në një postim në Facebook.

Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa iu desh të shkojë në një qendër rehabilitimi për fizioterapi në Gjermani, pas gati një jave qëndrimi i shtrirë në nje spital në Prishtinë