Astronomja Pranvera Hyseni, ka qene e ftuar në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum.

Çika kosovare ka treguar në Rrokum se një asteroid mban emrin e saj.

“Mbas 6 muajve qe ësht nominue, asht pranuar që asteroidi me mbajte emrin tim”, thekson ajo.

Ajo thotë se ndjehet krenare qe mban flamurin e Kosovës në përfaqësimet e saj.
Ndërsa, shprehet se, pret ma shume përkrahje nga institucionet kosovare.

Hyseni ne vazhdim ka treguar për takimet me personalitete te ndryshme botërore të hapësirës.

Ajo tregon se gjithmonë ka përmend Kosovën në këto takime dhe i ka ftuar ta vizitojnë Kosovën.

Kosovarja Hyseni ka deklaruar ne Ditë Mbas Dite se, një prej ëndrrave të saj e cila është futja e Kosovës në programet hapësinore, edhe pse e pranon se një gjë e tillë është shume e vështirë.
“Shpresoj qe shpejt kemi me pas një kosovar ne misione hapësinore me NASA”, thotë ajo.