Pas qëndrimit të kishës greke se asnjë kishë tjetër nuk mund të quhet “maqedonase”, përvec saj, kryeministri Grek Cipras ka garantuar se ky qëndrim do të merret parasysh në negociatat për emrin.
“Më lejoni t’ju garantoj se Qeveria ime është e vendosur t’i qaset çështjes me përgjegjësi nacionale, në mbrojtje të fuqishme të interesave nacionale, me aspirata për paqe, bashkëpunim dhe miqësi me të gjithë popujt e rajonit. Seriozisht do ta marrim parasysh gjithë atë që e thoni rreth aspektit kishtar të çështjes”, Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë.
Nga qeveria greke thonë se pozicioni I tyre  është I qartë. Athina do të pranojë një emër ‘erga omnes”, por vetëm nëse më parë  Shkupi heq dorë nga qëndrimet nacionaliste dhe irredentizmi. Gjithsesi vërehen lëvizje në deklarimet në shtëpinë ligjvënëse në Athinë dhe janë shtuar tonet optimiste se kjo cështje më në fund mund të mbyllet.
Por optimizmi vjen vetëm nga partitë qeverisëse pasi opozita greke vazhdo të jetë skeptike. Qëveria sipas saj, po mban sekret se cfarë po bisedohet me Shkupin zyrtar. Gjërat priten të qartësohen në takimin e 17 janarit në Nju Jork, ku negociatorët do të priten nga kryenegociatori Metju Nimic.