Konflikti për pronën ka bërë që dy familje të rrëmbejnë gurët, shkopinjtë dhe armët kundër njëri-tjetrit, në një zënkë që la 10 të plagosur, dy prej të cilëve gra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hatunlu të provincës Mardin, në kufirin e Turqisë me Sirinë.

Menjëherë pas konfliktit me armë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe xhandarmërie.

Pas ndihmës së parë në vendngjarje, të plagosurit u dërguan në spitalet e Mardinit dhe të Kiziltepesë.

Gazeta turke “Hurriyet” raporton se në konflikt është plagosur edhe një sirian, 55-vjeçari Ibrahim Ali, i cili punonte në fushën e njërës prej dy familjeve që ishin përfshirë në konflikt për tokën.