Një person i komunitetit egjiptian është arrestuar dje në Pejë, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike.

“Pas verifikimi, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arresti”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.