Hamdi Ndrecaj, i njohur si komandant ’Panteri’ ka goditur keq liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Çfarë të mire ka ky që shtiret herë si shqipëtar e herë si maqedono-turk”, ka komentuar ai në shkrimin e agjencisë së lajmeve INA  me titull: Bilall Kasami e rikthen proflin e Facebook-ut, ka një selam për puçistët e Shkupit.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka riaktivizuar profilin e vet personal në Facebook dhe ka një porosi për ata që kanë hakuar faqen e tij zyrtare me mbi 35 mijë ndjekës dhe nëpërmjet saj po përpiqen të dezinformojnë opinionin dhe të nxijnë imazhin e tij.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Paturpësia e disa personave për të nxirë imazhin tim nuk njeh kufij. Kanë hakuar faqen time zyrtare dhe janë duke e keqpërdorur në mënyrën më të ulët.. Ky është profili im personal, që e kam përdorur më herët dhe sot e riaktivizova, kurse sa i përket faqes sime zyrtare të hakuar është angazhuar avokat dhe keqbërësit do të përgjigjen para ligjit.

Me nderime, Bilall Kasami