Dy milionë euro është çmimi që kërkohet për një shtëpi katërkatëshe në qendër të Shkupit. Shtëpia gjendet në lagjen “Mëhalla e Dibrës”, kurse pronari i saj e ka nxjerrë në shitje duke e shpallur si “pallat historik” transmeton Gazeta Lajm, duke nxjerrë vetëm një fotografi jo shumë të qartë nga jashtë, por më tepër fotografi të brendshme të shtëpisë.

Ndryshe shtëpitë më të shtrenjta në Shkup përveç në qendër, gjenden në lagjet Vodno dhe Kozle, fshatrat Zllokuqan dhe Bardhoc (Bardovcë), kurse në pjesën e banuar me shqiptarë shtëpitë më të shtrenjta gjenden në lagjen Butel 1 dhe 2 dhe në Fushë Tophanë.