Për një kohë shumë të shkurtë, me talentin e tij ai arriti të bëhet ndër këngëtarët më të pëlqyer në vend.

Është ky këngëtari Yll Limani, i cili ndonëse karrierën e tij e filloi në moshë të re, ai ka arritur shumë suksese, transmeton Gazeta Express.

Përveç projekteve të tij të shumta, Ylli nganjëherë sjell covere edhe të yjeve të njohura me famë botërore.

Së fundmi Ylli sjell versionin e tij të këngës “Attention” nga Charlie Pruth.

Ky version nga Ylli duket se është pëlqyer shumë jo vetëm nga ndjekësit e tij, por edhe nga vetë koleget e Yllit.

Është kjo këngëtarja Dhurata Ahmetaj e cila ka lënë një koment në postimin e Yllit duke i thënë “Të dua”.

Natyrisht, kjo na lë të kuptojmë se dyshja e njohur kanë raporte shumë të mira mes vete.

Ndryshe, “Dritat” është projekti i fundit nga Ylli në bashkëpunim me reperin e njohur 2Po2