Dihet tashmë që këngëtaret tona më shumë se për çdo gjë tjetër, shpenzojnë për tu lyer e ngjyer, mundësisht sa më shumë e sa më mirë, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtaret shqiptare janë të fiksuara pas perfeksionit dhe atë mund ta arrijnë vetëm përmes makijazhit. E, duke e ditur këtë gjë, kanë lulëzuar edhe grimieret e grimierët gjithandej.

Një prej atyre që duket të jetë mjaftë e dhënë pas grimit, është edhe këngëtarja e hitit “Kesh Kesh”, Dhurata Dora, e cila zakonisht shfaqet me grim profesional.

Dhurata rrallë shihet e pa grimuar, por ne e kemi siguruar një foto nga përditshmëria e saj e zakonshme, ku këngëtarja duket shumë ndryshe.

A po e njihni?