Ambasadori turk në Pekin, Abdulkadir Emin Önen, ka njoftuar se qytetarët turq tani do të jenë në gjendje për të aplikuar online për viza kineze, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aplikimi për vizë kineze për qytetarët e Turqisë është ndryshuar në një sistem nëpërmjet internetit që nga 1 janari. Obligimi për të marrë një ftesë nga autoritetet kineze për udhëtime biznesi dhe komerciale do të hiqet”, tha Önen.

Ai tha se ata kishin negociuar me autoritetet kineze për disa muaj për të lehtësuar kufizimet e vizave për qytetarët turq.

Ambasadori turk në Pekin e mirëpriti ndryshimin, duke shtuar se në të ardhmen priten më shumë hapa pozitive. “Po synojmë edhe udhëtimin pa viza midis dy vendeve”, u shpreh Önen.