Kim Kardashian West është si një kameleon kur bëhet fjalë për stilin, duke përfshirë edhe ngjyrën e flokëve. Sot mund ta shohim me flokët bionde, nesër gri, pastaj si me magji me flokët e errëta. Nëse ky është një mision i pamundur për vajzat e tjera, Kim e bën realitet sa herë që ajo të dëshirojë.

Por mesa duket me ardhjen e Vitit të Ri, Kim është gati për një ndryshim.

Ylli 37-vjeçar ka publikuar një foto në Instagram, ku pyet të gjithë ndjekësit e saj: Flokë të errëta për vitin e ri?

Kjo do të thotë që Kim me flokët platin tashmë do t’i përkasin të shkuarës?

Sidoqoftë ajo është Kim Kardashian dhe çfarë do që të bëjë, do të duket shumë e bukur.

Kështu që Kim, nuk është e nevojshme ta bësh një pyetje të tillë, thjesht ktheji flokët në origjinën e tyre dhe jemi të bindur, që edhe qindra vajza të tjera do të veprojnë njësoj si ti.