Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, dhe ish-Ministri i Brendshëm dhe kryetari “Për Maqedoni të Bashkuar”, Lube Boshkovski janë në listën e zezë amerikane të individëve dhe kompanive që janë të ndaluar për udhëtim dhe aktiviteve finansiare në SHBA, njofton TS.mk. Njerëzit nga kjo listë, sipas autoriteteve amerikane, përbëjnë një kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe interesave të shtetit, propozimin e Departamentit të Shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave është nënshkruar nga e presidentit amerikan.

Nga Maqedonia nga listën e zezë që është azhuruar më 5 janar të këtij viti mund të gjenden emrat e disa politikanëve të tanishëm dhe të mëparshëm, komandantëve paraushtarak, por edhe personave të cilët nuk janë më gjallë.

Ndër të tjera, në listën e zezë të SHBA janë edhe Izair Samiu – Baci, Nevzat Halili, Xhavit Hasani, Xhemal Hyseni, Rexhep Dauti, si dhe Dilaver Boiku – Leku, i cili disa muaj më parë u qëllua për vdekje jashtë restorantin e tij “Aqua Blue” në Strugë.

Në listë ka njerëz të përfshirë në frontet në Siri, të cilat janë të lidhur me disa nga organizatat terroriste dhe kanë origjinë nga Maqedonia. Midis tyre janë Abdul Jashari nga Shkupi, i njohur gjithashtu si komandant Iraku, Bernal Gjaralesh Kastriot Haxhirexha dhe të tjerë./TS.mk

Listën e plotë mund ta shihni KËTU