Marrja e vitaminës D ka ndikim pozitiv në elasticitetin e enëve të gjakut dhe indirekt ndikon në uljen e rrezikut për zemrën dhe goditjen në tru, sugjeron një hulumtim i kryer në SHBA.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 70 të intervistuar, këto rezultate të marrjes së vitaminës D shtesë janë të dukshme brenda katër muajve.

Pjesëmarrja në hulumtim kanë një numër faktorësh të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

Vitamina D është tashmë e lidhur me ndikim pozitiv në shëndetin e eshtrave, por shkencëtarët nga Universiteti Augusta thonë se receptorët për vitaminën D janë të pranishëm në të gjitha tipat e qelizave në organizëm.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në gazetën shkencore PLOS One.