Besiana Mehmedi është vajza e gazetarit dhe publicistit tashmë të ndjerë, Qani Mehmedit

Ky është viti i parë i Besianës që e pret pa babanë e saj të shtrenjtë, ajo me këtë rast ka bërë një status shumë prekës të cilin e ka postuar në rrjetin social facebook, e që e shoqëron me foto të së atit, shkruan “Kosovarja”.

Besiana shkruan: “Vitin e kaluar festën e vitit të ri e pritëm bashkë si çdo festë tjetër.

Ishe ndër të rrallët njerëz që shkasin me të vogël e ktheje në gëzim e festë të madhe. Ishe ndër të rrallët njerëz që entuziazmoheshe me sukseset e të tjerëve. Viti 2017 na la një zbrazëti të pakompenzueshme. Festa e gëzime pa ty nuk ka….. E di shumë mirë që dëshiron të mbahem e fortë ashtu sikurse ti deri në momentin e fundit, mos flas për mërzi e trishtim e madje ti inkurajoj të tjerët drejt suksesit e lumturisë pafund pavarësisht si ndjehem unë brenda.

Unë them atë që thua ti “Shqiptarë urime 2018.Qofshi të bekuar në çdo cep të trollit tonë” Me ju- Besiana Qani Mehmedi”.