Vogue ka shkëputur bashkëpunimin me fotografët Mario Testin dhe Bruce Weber për shkak të akuzave për keqtrajtim seksual të manekineve.

Redaktorja përgjegjëse e revistës, Anna Wintour, tha se kanë marrë akuzat shumë seriozisht dhe se do të përballen me to.

Image

Pesëmbëdhjetë modele që kanë bashkëpunuar me Weber pohojnë se fotografi, që ka punuar me kompanitë sikurse janë Calvin Klein, Abercrombi dhe Fitch, kanë akuzuar fotografin për sjellje të keqe gjatë xhirimeve duke kërkuar prej tyre që të fotografohen lakuriq edhe pse kjo gjatë kampanjës nuk ishte e domosdoshme.

Shumica prej tyre po ashtu kanë thënë se Weber i kishte prekur nëpër trup. Avokatët e Weber kanë hedhur poshtë akuzat.

Image

Mario Testino ndërkaq është akuzuar se ka detyruar 13 model meshkuj që të preken ndërmjet vetes dhe të masturbojnë para njëri-tjetrit.

Ryan Locke, manekin i njohur nga vitet e nëntëdhjeta, ka thënë se në një rast Testino kishte kërkuar prej tij “që të bëhet vajzë, ndërsa ai mashkull”, pas të cilës Locke ishte larguar nga hapësira.

Image