Organizata studentore “Reforma” ka mbajtur sot sërish një aktivitet simbolik para rektoratit për të kërkuar rikthimin e vlerës së bursës siç ka qenë.

Aktiviteti është mbajtur në kohën kur Këshilli Drejtues i UP-së po mbante mbledhjen e radhës ku do të bënte shqyrtimin e vendimit të 21 dhjetorit të vitit 2017 për të ulur vlerën e bursës nga 900 në 500 euro, shkruan arbresh.info.

Ky aktivitet është zhvilluar nën tingujt e kitarës ndërkohë që në mesin e studentëve të Fakultetit të Arteve që po e zhvillonin atë, ishte edhe këngëtarja e njohur kosovare, Albina Kelmendi e cila ka qenë pjesë e “The Voice of Albania” vite më parë./Arbresh.info