Rritja pagave në sektorin publik 4%,
rritja e pagës së kryeministrit 100%,
punëtorët në sektorin privat – skllevër,
Rritja e pagave në sektorin publik prej 4% është ofendim dhe nënçmim për punonjësit e këtij sektori.
Ndërsa në sektorin privat shumica e punëtorëve trajtohen si skllevër.
Me orar të zgjatur mbi 8 orë punë, punë edhe vikendeve, pa kontrata të punës dhe shtypje e degradim njerëzor.
Kryeministri Haradinaj ia rrit pagën vetit 100% dhe rritë pagën edhe të ministrave dhe këshilltarëve politik.
Ky vendim i tij fyen dinjitetin e qytetarit të Kosovës i cili jeton në varfëri (rreth 40 % e tyre) dhe papunësi e cila është më e madhja ë rajon.
Në anën tjetër opozita VV dhe LDK janë ende në gjumë dimëror dhe frikësohen me shiku Ramushin e lëre më me i reagu për vendimet e tij të çoroditura.
Ndërsa partneri i koalicionit PDK-ja e cila e bëri Ramushin Kryeministër, po luan rolin e saj të njohur duke i djegur kundërshtarët dhe pret rastin të i shpallë zgjedhjet si mjet i “shpëtimit” të Kosovës.
Shpresojmë që qytetarët të i dënojnë me votë këto parti që punuan për veti e jo për popullin e e Kosovës.
Koha e FJALËS po vjen.
Gëzim Kelmendi