E ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, ka qenë e ftuar deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe për jetën e saj private dhe për fejesën e saj të shumë përfolur.

Kejdi ka pranuar se nuk ka qenë një fejesë tradicionale, por thjesht është bërë një prezantim mes familjeve të tyre.

‘’Familjet tona i kemi tradicionale dhe ato duan të dinë se ç’bëhet në këtë aspekt dhe kjo ishte një njohje e familjeve tona.’’ – ka pohuar Kejdi.

Mehmeti ka treguar se ajo nuk mban në dorë një unazë fejese dhe ka shtuar se është në pritje të nëj propozimi, ashtu si çdo vajzë do të ëndëronte.

‘’Normalisht të gjitha vajzat që janë të lidhura e presin atë moment.’’i është përgjigjur Kejdi ngacmimit të Rudinës nëse ishte në pritje të propozimit.