Komisioni Evropian sot i bëri thirrje Kroacisë dhe Sllovenisë të vazhdojnë me dialogun në të gjitha nivelet dhe për shmangien e çfarëdo hapave që mund t’i dëmtojnë bisedat bilaterale.

Komisioni e përsëriti gatishmërinë e tij të ndihmojë në implementimin e aktgjykimit me arbitrazh.

“Komisioni kërkon prej të dyja palëve të vazhdojnë me dialogun në të gjitha nivelet në mënyrë konstruktive, shembullore dhe të qartë dhe shmangien e çfarëdo hapi që do t’i dëmtonte bisedat bilaterale që janë në vijim”, deklaroi Mina Andreeva zëdhënëse e KE-së në konferencë për media.

Ajo shtoi se Komisioni mbetet i gatshëm të kontribuojë apo ta lehtësojë procesin për zbatimin më të mitë të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

Komisioni mundet edhe njëherë të debatojë dhe të shqyrtojë se si të kontribuohet për implementimin e aktvendimit me arbitrazh.

Për kontestin kroato-slloven KE-ja debatoi më 20 dhjetor. Pas këtij takimi, kryetari i parë i KE-së Frans Timermans tha se takimi i kryeministrave Andrej Plenkoviq dhe i Miro Cerarit një ditë më parë në Zagreb ka qenë “shenjë e mirë”.