Gazeta greke, “Katimerini” në një analizës për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës ka shkruar se përpjekjet për zgjidhjen e problemit me emrin do të kërkojë manovrim,  si brenda shteti grek ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Duke  pasur parasysh vijat e kuqe, retorikën emocionale dhe konfrontuese me të cilën karakterizohet debati politik, sinjalet nuk janë të mira” shkruan media elektronike  “Katimerini” ku si një nga problemet më të mëdha e vlerëson edhe mosndjarjen e përgjegjësisë institucionale dhe lejimin e secilit që të komentojë çështjet me interes publik, duke aluduar në pozicionin e kishës ortodokse greke ndaj çështjeve politike.

Çështja maqedonase” ka ndikuar në çdo lëmi dhe nuk përjashtohet as Kisha. “Sërish përgjegjësia për zgjidhjen e problemit me emrin i mbetet Qeverisë. Problemi është se edhe Kisha edhe Qeveria, qytetarët besojnë, se pa dallim se a pajtohen me qëndrimet e tyre ose jo, Kisha ka një ndikim të madh”, shkruan më tej kjo gazetë. Edhe ditë më parë kjo gazetë komentoi çështjen e emrit , duke paralajmëruar rritje të presioneve ndërkombëtare.

Pritet që të rriten presionet nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët dëshirojnë zgjidhje të shpejtë të dallimeve rreth emrit, para së gjithash amerikanëve, por edhe evropianë që të zhbllokohet perspektiva euro-atlantike jo vetëm e Shkupit, por edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, shkruan “Katimerini”.

DIMITROV, IDENTITETI NUK MUND TË JETË OBJEKT I SHTETIT FQINJË

Ndërkohë minsitri i jashtëm i Mqedonisë Nikolla Dimitrov për mediat në vend ka deklaruar se në takim në homologun e tij grek, Nikos Kozias, kanë vendosur të mbështesin ndërmjetësin Methju Nimic që sa më shpejt të jetë e mundur  të dalin me një kornizë fillestare që do të jepte shpresë për përparim” në këtë pikë.

Por Dimitrov  ka shtuar se  “nëse çështja e emrit  ngërthen identitetin e vendit, atëherë kjo kornizë nuk do të kalojë. Identiteti ynë nuk mund të jetë objekt i një shteti fqinjë apo i  një organizate ndërkombëtare” ka thënë  Dimitrov.

XANAKOPULOS, POZITA GREKE NJË EMËR, ERGA OMNES

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, nga ana tjetër, në një intervistë për radion Selaniku, potencoi se ndryshimi i emrit kushtetues, përdorim në brendi të vendit dhe angazhim i qeverisë pas vetes ta lë irredentizmin, janë kërkesa prej Athinës zyrtare për arritjen e zgjidhjes.

“Pozita jonë është një emër, erga omnes, që do të përdoret për të gjithë, ndërsa fqinjët tanë do ta përdorin në brendi, gjegjësisht do të ekzistojë edhe ndryshim i emrit kushtetues që të mund të gjendemi në fushën e zgjidhjes”, thotë Xanakopulos duke shtuar se Greqia nuk mund ta pranojë retorikën irredentiste prej të kaluarës.

“KOMERSANT”, NË KORRIK MAQEDONIA MERR FTESË PËR NË NATO

Gazeta ruse “Komersant”, dje publikoi se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së kontestit 25-vjeçar gjë që do të çojë drejt ndryshimeve serioze gjeopolitike në Ballkan. “Në korrik Shkupi me siguri do të marrë ftesë për në NATO, ndërsa në vitin 2019 do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës”,shkruan “Komersant”, duke theksuar se marrëveshja përfundimtare mund të arrihet javën e ardhshme dhe se vendi me siguri do të quhet Maqedonia e Re.

Ndryshe, më 17 janar pritet takimi i rradhës i ndërmjetësit Metju Nimic me palët negociuese  maqedonase dhe greke në Nju Jork, të cilës po i paraprin një klimë më relaksuese se herëve të tjera./TVM2