Njihet si njeriu i të “papriturave”, njeriu që guxon t’i thotë troç të gjitha.

Prej disa ditësh pjesë e lajmeve rozë për një fejesë të mundshme. Bëhet fjalë pikërisht për kantautorin Kastro Zizo. Jo më larg se para dy ditësh u përhap në çdo media elektronike lajmi se Kastro do të fejohej dhe e gjitha kjo nisur nga një njoftim i shpërndarë prej tij në numrat e shokëve dhe kolegëve. Të gjithë mbetën të habitur, por nga ana tjetër të gjithë e besuan, sepse ishte një njoftim zyrtar nga veë këngëtari.

E kur miqtë dhe të afërmit u mblodhën për fejesën, personazhet kryesorë, Katro dhe “e fejuara” e tij e ardhshme mungonin. Stafi i resortit ku do të mbahej fejesa i njoftoi të ftuarit se gjithçka ishte anuluar mëngjesin e djeshëm (e shtunë, 30 dhjetor). U duk si një lojë, por më pas pati një reagim nga vetë Kastro sipas të cilit lajmi dhe gjullurdia e krijuar ishin thjesht një “alarm i rremë”, sepse “WhatsApp”-i i tij kishte qenë i hakeruar. /