Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli i ka dalë në mbështetje kreut aktual të FSHF-së, Armand Duka.

Përmes një publikimi në profilin e tij në Instagram, Agolli ka dalë publikisht hapur me mbështetjen e tij për një mandat tjetër të Armand Dukës si president i Federatës Shqiptare të Futbolit.

“Më e mira ende nuk ka ardhur. Urime president. Së bashku për futbollin!”, shkruan Agolli në postimin e tij. Kujtojmë që në këto zgjedhje do të kandidojë edhe deputeti Bashkim Fino. Zgjedhjet për kreun e FSHFsë do të mbahen në datën 7 shkurt.

Image