Në rajonin e Tetovës ka vepruar një polic i rrejshëm. Kështu thonë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë të cilët kanë arritur ta zbulojnë personin, pas një kontrolle rutinore.

Mashtruesi është hasur gjatë mbrëmjes së djeshme, duke vepruar në rrugën Gostivar-Kërçovë. Vetura e tij ka qenë e parkuar, ndërkaq bëhet fjalë për personin S.M (40) nga Tetova.

Policia ka ndaluar që të kontrolloj veturën dhe ka gjetur dokument policor të falsifikuar, jelek policor, një fletore të vogël. Pas kontrolleve shtesë, është konstatuar se S.M ka kryer disa vepra penale të mashtrimit.