Këngëtari shqiptar që jeton dhe performon në Itali, Engjëll Krifa, i njohur me pseudonimin Krijel Flexy është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi është kapur me lëndë narkotike, njoftojnë mediat italiane.

Reperi i pëlqyer kryesisht nga të rinjtë është arrestuar pranë banesës në momentin që do hipte në makinën e nënës së tij në komunën e Asizit. Ai është vendosur në pranga pak para se të zhvillonte një koncert.

Ne momentin qe u ndalua atij iu gjet 4 gramë marijuanë dhe 36 gramë hashash. Për ndalimin e tij kishte një urdhër nga Prokurorja Francesca Domenica Di Luca.

Ai ka thënë para gjykatës se ishte përdorues droge, ndërsa gjykata vendosi masën e dënimit me 5 muaj dhe 20 ditë burg.