Profesori universitar Osman Kadriu, dhe Darko Kostadinovski u zgjodhën Gjykatës të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Nga 69 deputetë të pranishëm, 68 votuan Pro zgjidhjes së Osman Kadriut për Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa për Konstadinovskin votuan 66 PRO zgjidhjes së tij .

Ndryshe Osman Kadriu dhe Darko Konstadinovski ishin propozime nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për të qenë Gjykatës Kushteteues.