Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi ka lënë mbledhjen e partisë. Kryesia dhe Grupi Parlamentar i VV’së po diskuton për problemet e fundit të kësaj partie.

Donika Kadaj-Bujupi ka dalë nga mbledhja e VV’së e cila po mbahet në Prishtinë. Thotë se ka obligime familjare, prandaj edhe po e lë në gjysmë mbledhjen.

“Atmosfera brenda është e mirë”, theksoi ajo.

Ndërkohë deputetja e VV’së ka paralajmëruar se kjo mbledhje pritet të vazhdojë edhe disa orë.

Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen më të rëndësishme që kur kanë filluar të publikohen përçarjet brendapartiake.

Në mbledhje shkuan edhe të dorëhequrit, përfshirë edhe Dardan Molliqajn e Visar Ymerin.