Deputetja e VV’së, Donika Kadaj Bujupi tha se ashtu siç kanë vepruar ‘në mbrojtje të Republikës më herët”, njëjtë do të vepronin edhe ‘sot e nesër’.

Ajo tha se Kalludra ‘shqiptoi dënim në emër të popullit’ por se ky vendim sipas saj është në kundërshtim me vullnetin e popullit. 

“Të gjitha veprimet në Kuvendin e Republikës prej vitit 2015 kanë qenë të drejta dhe të duhura, kanë qenë të bazuara në Kushtetutë. Njësoj do të vepronim edhe sot, edhe nesër. Sot gjykatësi Kalludra ka shqiptaur dënim në emër të popullit, e kjo është në kundërshtim me vullnetin e popullit. Populli na ka përkrahur në protesta masive, në peticionin që e nënshkruan mbi 200 mijë qytetarë dhe në mënyrë ta ndryshme”, ka thënë Kadaj Bujupi.