Pavarësisht deklaratave të Emre Can natën e kaluar, mediat në Itali ende presin që gjermani të transferohet te Juventusi.

Emre Can është në vitin e fundit të kontratës me Lioverpoolin, më saktë ajo i skadon në qershor të 2018’tës.

24 vjeçari ende nuk ka rinovuar me Të Kuqtë, por mbrëmë deklaroi se agjenti i tij është duke shikuar për gjitha mundësitë dhe se po bisedon me të gjithë, e po ashtu edhe me ekipin aktual për rinovim.

“Nuk kam nënshkruar asgjë”, u shpreh Can.

Sipas “Calciomercato.com “, Can është treguar thjesht i respektueshëm për klubin aktual me atë deklaratë dhe se ende mund të transferohet te “Zonja e Vjetër”.

Nëse qëndron në Anfield, raportohet se ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare dhe do të fitojë 5 milionë euro në sezon.