Sulmet intensive të regjimit sirian mbi provincën Idlib, e cila është nën kontroll të kryengritësve, do të shkaktojë valë të re të emigrantëve, deklaroi sot kryeministri turk Binali Jilldirim.

Ai u bëri thirrje Rusisë dhe Iranit që t’i paralajmërojnë autoritetet siriane për shkak të sulmeve.

“Sulmet vetëm do ta dëmtojnë procesin paqësor në Siri”, theksoi Jilldirim.

Gjatë javës kryengritësit morën kundër-ofensivë mbi forcat qeveritare siriane dhe aleatët e saj në Idlib