Kryeministri i Rumanisë Mihai Tudose dha dorëheqjen të hënën pasi liderët e Partisë Social Demokrate në pushtet votuan kundër vazhdimit të mandatit të tij, shkruan BBC.

Mihai Tudose është kryeministri i dytë rumun që largohet nga partia e tij në më pak se shtatë muaj.

Muajt e fundit Rumania është përfshirë nga protesta të shumta kundër reformave të diskutueshme të sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu ka pasur shumë konflikte mes politikanëve dhe prokurorëve të njësisë së anti-korrupsionit.

Vitin e kaluar krerët e BE’së paralajmëruan se lufta e vendit kundër korrupsionit ishte nën kërcënim serioz nga sulmet politike dhe të medias.