Është 48 vjeçe, por askush nuk e beson se i ka gjithë ato vite. Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez është imazhi më i moshuar i markës “Guess”.

Së fundi, ajo ka qenë pjesë e kampanjës së re të xhinseve, në të cilën edhe njëherë tregoi linjat perfekte trupore.

JLo gjithmonë ka qenë e komentuar për format trupore, për të cilat kujdeset shumë në palestër. Ajo është nënë e binjakëve 9-vjeç dhe tani jeton bashkë me partnerin Alex Rodriguez.