Harvey Weinstein ishte arsyeja pse Golden Globe këtë vit kishte një temë dhe një ndjenjë solidariteti. Por tashmë numërohen më shumë se disa aktore të bukura Hollywoodi që i janë kthyer kundër.

Weinstein është sulmuar nga një burrë në restorant i cili i ka thënë: “je një copë m*ti prej asaj që i bëre atyre femrave”.

Sipas menaxherit të restorantit ku po darkonte, një burrë iu afrua fillimisht duke e përshëndetur dhe duke i kërkuar një fotografi. Weinstein e kishte refuzuar me shumë mirësjellje kërkesën duke i thënë që “nuk do të ndihej mirë po të bënte një foto tani”.

Burri më pas ishte kthyer në tavolinën e tij dhe i tha shokut me të cilin po darkonte që të nxirrte telefonin dhe të filmonte atë që do të ndodhte. Ai iu afrua prapë Weinstein duke i ulëritur në fytyrë shprehjen më lart, dhe më pas i gjuajti dy herë me grusht në fytyrë.

Sipas menaxherit, Weistein refuzoi të lajmëronte policinë pas skandalit.