Seancat gjyqësore të PSP-së ‘Target-Fortesa’ dhe ‘Trust’, janë caktuar për këtë javë në gjykatën penale, përcjell Aktuale.mk.

Lënda e parë për shkatërrimin e mjeteve të përgjimit është caktuar për më 17 janar, ku të akuzuar janë dy ish agjentet, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski.

Më 18 janar do të shqyrtohet lënda ‘Trust’ ku i dyshuar i parë është bizensmeni Sead Kocan për keqpërdorim tenderi në Elektranat  e Maqedonisë.