Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Tetovë është denoncuar një rast se në fshatin Bërvenicë të Tetovës, pas fermës së derrave, janë gjetur mbetje të një trupi njeriu, kanë bërë të ditur nga SPB Tetovë.

Hetim në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë (SPB).

Mbetjet janë marrë dhe janë dërguar te një mjek i Mjekësisë gjyqësore për procedurën e mëtejme. Gjithashtu janë gjetur edhe disa pjesë të veshjeve.

SPB Tetovë po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.