Një jaht gjigand që përdorej për kazino u përfshi nga flakët të dielën në bregun perëndimor të Floridas në SHBA.

Si pasojë e flakëve mbeti i vdekur 1 person dhe 14 të tjerë u plagosën.

Në momentin që shpërtheu zjarri në jahtin luksoz “Sun Cruz Casino”, gjendeshin 50 persona, të cilët u evakuuan mënjëherë.

Jahti sapo ishte nisur të dielën pasdite, dhe po lundronte nga kanali Port Richey.

Zjarri fillimisht shpërtheu në dhomën e motorit dhe më pas përfshiu të gjithë jahtin.