Para pak më shumë se sa një muaj, fiks më 6 dhjetor të 2017, djali i Ardit Gjebreas, Joni, vendosi që ta zyrtarizojë lidhjen e tij me bukuroshen Merlin Haxhiymeri, duke e kurorëzuar kështu me fejesë

Por mbrëmë Joni dhe e fejuara e tij, kanë bërë një tjetër festë për fejesën, këtë herë me miqtë e tyre me të ngushtë. Nga videot që çifti shpërndau në ‘Instagram’ dukej një atmosferë fantastike dhe e gëzueshme midis muzikës, kërcimit dhe batutave,

Festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Kjo festë erdhi fill pas pushimeve disa ditore të çiftit në Romë. E megjithatë për këtë eveniment të rëndësishëm të familjes së tyre kanë qarkulluar vetëm pak fotografi në media.

Por Syri.net, sot ka mundur të siguri disa fotografi nga momentet më pikante nga kjo festë e fundit, të cilat do të keni mundësinë t’i shikoni më poshtë