Nëse mendoni se është ftohtë aty ku jeni për momentin, atëherë fshati Oymyakon në Rusi do t’jua ndryshojë mendjen.

Me një temperaturë mesatare gjatë janarit prej -50C, nuk është çudi që ky vend cilësohet si vendi më i ftohtë në Tokë.

I njohur edhe si “Poli i të Ftohtit”, temperatura më e ftohtë që u shënua ndonjëherë në Oymyakon ishte -72.2C.

Eh nëse mendoni se sot e keni ftohtë, në Oymyakon aktualisht temperaturat janë -38 gradë celcius.