Meda po bën një jetë luksoze. E këtë po e ekspozon vazhdimisht në rrjetet sociale bashkë me gruan e tij.

Ai nëpër festa nuk kursen asgjë duke u munduar t’i shijojë vendet më të bukura turistike, përcjell ORAinfo.

Gruaja e tij dhe fëmijët janë shoqërues të mirë, pa të cilët nuk do të kishin kuptim edhe udhëtimet e shtrenjta të tij. E në krah të Medës, Lulja vazhdimisht ekspozon fustanet e saj elegantë dhe frizurat e shtrenjta në sallonet më të famshme të Kosovës.

Për Vitin e Ri ata kanë zgjidhur një ambient të veçantë e mjaft luksoz. Meda ka publikuar një foto të një bredhi gjigant, derisa shihet edhe Lulja me fëmijët. Po si gjithmonë Lulja e merr vëmendjen e fotografive.