Deputetët nga Ohri, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov si dhe Bogdan Ilievski, i njohur si Betmeni, prej sot kanë filluar grevën e urisë, njofton Ohrit1, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Në rrjetet sociale familjarët e tyre shkruajnë për grevën e personave të lartëpërmendur, të cilët gjenden në paraburgim.

Paraburgimi i tyre ishte vazhduar për 30 ditë, ndërsa Apeli i refuzoi ankesat e tyre për masa më të buta.

Të dyshuarit akuzohen për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues për shkak të pjesëmarrjes në ngjarjet e 27 Prillit.

Ndërkaq, Bogdan Ilievski- Betmen njihet si mbështetës i fuqishëm i regjimit të kaluar të drejtuar nga VMRO-DPMN-ja.