Parlamenti izraelit (Knesset) ka mirtuar një ligj i cili kërkon të paktën dy të tretat e votave në parlament për të miratuar tërheqjen nga çdo pjesë e qytetit të shenjtë, duke përfshirë Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, qeveria e Tel Avivit po hedh hapa për të përmirësuar pushtimin e saj në Kudsin Lindor.

Izraeli i cili zgjeron vazhdimisht venbanimet e paligjshme të kolonëve hebrenj për të ndryshuar demografinë e qytetit, ka miratuar në parlament një ligj që vështirëson marrjen e një vendimi për tërheqje nga territoret nën pushtim.

Sipas kësaj në parlamentin prej 120 vendesh do të jenë të nevojshme të paktën 80 vota që të mirtohet tërheqja nga çdo pjesë e qytetit të shenjtë, përfshirë edhe Kudsin Lindor.

Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të Knesset-it thuhet se ligji i ri në të njëjtën kohë duke përcaktuar sërish kufijtë e Kudsit ofron mundësinë për zgjerimin e tyre.

Përpara miratimit të këtij ligji nuk ishte i mundur ligjërisht zgjerimi drejt Bregut Perëndimor nën pushtim duke ndryshuar kufijtë e bashkisë së Kudsit.

Projekt-ligji i përgatitur nga Shuli Moalem-Refaeli, një nga deputetët e partisë së krahut të djathtë ekstrem Shtëpia e Hebrenjve që është edhe një nga partnerët e koalicionit, u miratua në parlament me 64 vota “pro” dhe 51 “kundër”.

– Pushtimi gjysmë shekullor në Kuds

Izraeli, i cili më 5 qershor 1967 pushtoi Kudsin Lindor, në vitin 1980 ai shpalli në mënyrë të njëanshme pjesën perëndimore dhe lindore të qytetit si një “kryeqytet të bashkuar”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), në Rezolutën e tij 478, të miratuar në vitin 1980, anuloi vendimin e Izraelit për aneksimin dhe shpalljen e Kudsit si kryeqytet.

Në kuadër të rezolutës së KS të OKB-së, bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë SHBA-në, pranon se Kudsi Lindor është nën pushtim.

Ambasadat e të gjitha vendeve që njohin qeverinë izraelite janë të vendosura në Tel Aviv. Asnjë vend nuk pranon Kudsin apo pjesën lindore dhe perëndimore si kryeqytetin e tij.

Me vendimin e presidentit Trump, SHBA-të u bënë vendi i parë që e njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”.

Qeveria e Trump-it, e cila shkaktoi reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, injoroi paralajmërimet se rajoni do të zvarritet në kaos dhe se konflikti izraelito-arab do të bëhet edhe më i pazgjidhshëm.